Intervista/ Nga Greqia te firma me Flamurtarin, Enea Koliçi zbulon objektivat

Pas shtatë vitesh sërish në Vlorë. Flamurtari ishte skuadra e parë shqiptare që i hapi derën ish-portierit të Shpresave në sezonin 2012-2013, pas një karrierë të gjatë në Greqi. Për ironi të fatit, me Enea Koliçin që mendoi seriozisht rikthimin pranë familjes në vendin fqinj, ishin sërish kuqezinjtë ata që e bindën të qëndronte në Kategorinë Superiore. Një piacë e rëndësishme, një projekt serioz dhe një skuadër që ambicioze. Për “Sport Ekspres”, portieri tregon arsyet që e bindën të rikthehej te Flamurtari.

Enea urime, por na e shpjegon dot përse zgjodhe Flamurtarin?

Besoj që është zgjedhja më e mirë për mua. Vij në një ambient, të cilin e njoh shumë mirë, pasi kam qenë pjesë e Flamuratrit në të kaluarën. Jam shumë i lumtur që më jepet përsëri ky shans, të jem pjesë e këtij klubi. Shpresoj të kemi një ecuri pozitive.

Ishit shumë pranë transferimit në Superligën greke, çfarë ndodhi?

Në Greqi thjesht nuk ecën gjërat siç u parashikuan. Këto janë situata që ndodhin në futboll.

Sërish në Kategorinë Superiore, në një skuadër ku tashmë do të keni Kukësin si rival. Çfarë shkoi keq te Kukësi?

Asgjë nuk shkoi keq te Kukësi. Kontrata ime përfundoi dhe ishte koha për mua të largohesha nga klubi. I falënderoj të gjithë përsëri.

Keni ndonjë keqardhje?

Jo, asnjë keqardhje. Absolutisht!

Çfarë objektivash keni me Flamurtarin?

Objektivat janë të qarta. Ecuri pozitive me klubin. Pak fjalë, shumë punë. E di ku kam ardhur dhe për çfarë kam ardhur.

Ndoshta për titullin kampion?

Normale që ky është një nga objektivat kryesorë. Por, nuk dua të flas dhe as të bëj premtime. E vetmja gjë që premtoj është se do punoj shumë fort, që të arrijmë objektivat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *