Intervista/ Jonuz flet për tensionin: Nuk jemi në teatër! Presioni duhet, është lojë burrash

Vllaznia e ka mbyllur ndeshjen ndaj Laçit në një barazim pa gola. Pjesa e parë nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe më shumti ishte e ndaluar, për shkak të faullave të shumta. Kurbinasit kanë qenë më të rrezikshëm në sulmet e tyre, por pa arritur t’i konkretizonin.

Ndërkohë në pjesën e dytë ka pasur disa mundësi edhe ekipi i Vllaznisë për të gjetur avantazhin. Gjithsesi përballja është mbyllur në paqe mes skuadrave, por jo me arbitrin. Pasi ky i fundit i tregoi kartonin e verdhë për protesta Jonuz, shumë shishe përfunduan në drejtim të tij nga tifozët, ndërsa tekniku i shkodranëve i është lutur menjëherë mbështetësve që të ndalojnë. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni intervistat e dy trajnerëve pas ndeshjes për “Supersport”:

Armando Cungu (Laci): “Ne kemi qenë më dominues se Vllaznia, sidomos në pjesën e parë. Nëse do të kishim pasur më tepër kujdes, atëherë do të kishim shënuar. Por si shkuan punët, një pikë është rezultati i drejtë. E dija dhe ishte i bindur që si do luante futboll Vllaznia. Ajo tenton të mbrohet me shumë forca dhe të pret, për të kundërsulmuar pas një gabimi. Në përgjithësi ishte ndeshje me dy tablo, por kjo pikë na vlejti. Terreni ishte shumë i rrëshqitshëm nga shiu dhe na u duk sikur të ishim në pishinë, ashtu si edhe ndaj Tiranës. Nëabueze nuk ishte atje ku duhet sot, por mos harroni që është në mendimin e çdo trajneri dhe tani dy lojtarë shkojnë menjëherë për ta markuar. Këtë gjë duhet ta shfrytëzojnë futbollistët e tjerë që të arrijnë te goli”.

Jonuz (Vllaznia): “Pjesën e parë luajtëm me kujdes, ishte taktika dhe plani që në të dytën të hidheshim në sulm për të hapur rezultatin. Sot kishim dy afrimet e janarit dhe është pak e vështirë që të përshtaten në ekip. Sipas mendimit tim kemi humbur dy pikë. Unë jam i qetë dhe është normale që të bësh presion në fushë. Ndonjëherë edhe presioni është i vlefshëm. Mendoja se ishte një penallti një rast që nuk na u dha, por gjithçka e di arbitri. Tifozët reagojnë pasi nuk jemi në teatër. Kjo është lojë për burra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *