Intervista/ Duro ka vetëm polemika: Çfarë të them? Penallti që jepen vetëm në Laç

0

Laçi po vazhdon me ecurinë fantastike në drejtimin e Kukësit, ndërsa ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0. Futbollisti që arriti të shënonte ishte i përhershim Nabueze, që këtë herë me 11-metërsh nuk mundi të gabonte. Në këtë mënyrë u thye edhe një mallkim, pasi kurbinasit kanë arritur të fitojnë në një ndeshje direkte ndaj Kukësit pas 4 viteve.

Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e dy trajnerëve të ekipeve përkatëse për “Supersport”, menjëherë pas mbylljes së takimit:

Armando Cungu (Laçi): “E dinim që do të ishte një ndeshje e fortë. Në pjesën e parë kishte tension dhe nervozizëm nga lojtarët për shkak të dëshirës dhe nuk u shprehën në mënyrën e duhur. Kishim raste të mira edhe para penalltisë. Më vjen mirë që lojtarët kanë dëshirë të luajnë futboll dhe po vendosin zemrën në fushë. Ne nuk mund të masim forcat me Barcelonën, jemi në kampionatin shqiptar që është pak i çuditshëm këtë herë. Këta djemë meritojnë komplimentat edhe nga mediat. Ne nuk e mendojmë idenë e titullit, por të japim maksimumin në fushë

Shpëtim Duro (Kukësi): “Nuk është penallti, ju e thatë vetë, nuk ka nevojë ta komentoj. Gjatë gjithë ndeshjes e dominuam kundërshtarin. Në momentin më të mirë na jepet një penallti kundër. E dija që para ndeshjes, pasi kjo ndodhi edhe në fazën e parë. Kjo po bëhet rrugë me Kukësin. Këto penallti jepen vetëm në Laç. A e kuptoni se çfarë po them? Jam i kënaqur me lojtarët, pavarësisht se nuk kishte cilësi të jashtëzakonshme. Unë nuk i vlerat e Laçit si ekip. Në pushimin e ndeshjes u thashë lojtarëve që të ishin të kujdesshëm. Ishte një tallje me djersën tonë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.