Intervista/ Daja për situatën e Skënderbeut: Të ulemi me Takajn, ndikon dënimi në Europë

0

Java e 15 e Superiores është mbyllur me dy takimet e orës 16:00, atje ku Kukësi ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Teutës, ndërsa Vllaznia fitoi me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Skënderbeut falë rrofeshatës së Shtubinës. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e trajnerëve pas ndeshjes për “Supersport”:

Duro (Kukësi): “Duket që Kukësi është në rrugën e duhur. Kemi pasur disa probleme në lojë me humbjet e topave në mesfushë ndaj Teutës, por kemi pasur kontrollin e lojës. Pastaj goli i dytë nga ana jonë dhe dalja me të kuqe nga krahu i durrsakëve, e mbylli ndeshjen aty. Nuk e kam pasur ndeshjen asnjëherë kaq të plotë sa në këto tre ndeshje të fundit. Ne jemi këtu prej gabimeve të të tjerëve, por edhe ata janë këtu, për shkak të gabimeve tona. Lojtarët po njihen me njëri-tjetrin dhe Abazaj me Gavazajn po futen në sistemin e lojës. Kukësit i kanë ikur lojtarë sulmues shumë të mirë dhe askush nuk e thotë këtë gjë, lojtarë si Rexhinaldo dhe Valdet Rama. Kemi marrë Gavazajn dhe Abazajn që nuk ishin në nivelin e duhur, tani po që janë atje ku duhet”.

Jonuz (Vllaznia): “Ne kemi fituar në një ndeshje dhe fushë shumë të vështirë. Skënderbeu ka tre sulmues shumë të rrezikshëm përpara si Bregu, Krasniqi dhe Gripshi. Vendosa dy lojtarë si Lika dhe Shtubina përpara pasi kanë shumë eksperiencë. I thashë lojtarëve në pushim të ndeshjes që ruani portën të paprekur pasi do të kemi nje shans dhe do të shkojmë në shtëpi me 0-1. Markun e kalova në krahë të djathë pasi doja të mbyllja Bregun”.

Shkëmbi (Teuta): “Për të sinqertë nuk kam folur kurrë për arbitrat. Po më vjen keq për lojtarët, sepse nuk na duhej edhe ai dy golësh i parë i pamerituar që ju e shikoni vetë(dyshime për gabime në gjykime). Kemi pasur edhe shumë probleme të tjera. Gjithsesi edhe ne kemi gabimet tona pasi nuk i shfrytëzojmë mundësitë tona. Pa i hequr meritat edhe Kukësit që ka shumë merita”.

Daja (Skënderbeu): “Ajo që më vjen keq është se pësojmë gola shumë të lehtë, shumë të evitueshëm. Këto dy ndeshjet e fundit që na kanë mbetur, ne duhet të reagojmë, pasi do ta kemi shumë të vështirë. Nuk mendoj se ka ndikuar bojkoti dhe protesta e lojtarëve në stërvitje, sepse presidenti Takaj e zgjidhi shpejt. Ne duhet të ulemi me presidentin dhe të flasim për vazhdimësinë, pasi nëse duam të dalim nga kjo gjendje na duhen më shumë organik. Dënimi në Europë ndikon në moralin e lojtarëve”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.