Intervista/ Daja flet pas fitores: Lojtarët e mi ta fiksojnë mirë në kokë, Partizani si Flamurtari

0

Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit, në një ndeshje që u vendos në minutat e fundit. Pikërisht në të 90, atje ku Dejvi Bregu ka dërguar topin në rrjetë për t’i dhuruar fitoren korçarëve.

Shumë tentativa të dështuara nuk kanë përfunduar në mënyrën e duhur nga ana e vendasve, që nuk ishin të saktë me konkretizimin e tyre dhe në një rast janë ndaluar nga traversa. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Troisi (Flamurtari): “Është e vështirë që ta kapërdish këtë për të pësuar gol në minutën e fundit dhe në një ndeshje kaq të rëndësishme. Por dua të komplimentoj lojtarët për lojën e bërë, pavarësisht se i tillë është futbolli. Idrizi po bën maksimumin për të na ndihmuar edhe me merkaton. Skënderbeu është shumë më i fortë se ne dhe superior, menduan se do të na shkatërronin, por e kishin shumë të vështirë. Sigurisht që situata është e vështirë, por jemi përballur denjësisht edhe me improvizime. Erdha sepse kam besim te Idrizi dhe e dija që në fillim sesi ishte gjendja. Por do t’i marrim ndeshjet një nga një, pa harruar edhe Kupën e Shqipërisë”.

Daja (Skënderbeu): “Kemi shumë luhatje dhe e treguam edhe sot. E prisja këtë, pavarësisht se punova shumë që lojtarët të uleshin me këmbët në tokë. Gjithmonë kemi vuajtur me skuadrat më të vogla. Flamurtarit duhet të komplimentohet për mënyrën sesi luajti, pasi nuk u mbyll mbrapa, por bëri futboll të hapur. Ajo që lojtarët e mi duhet të fusin mirë në kokë është se duhet të sillen njësoj si ndaj Partizanit dhe ndaj Flamurtarit. Fusha jonë është një nga më të mirat në Shqipëri, por temperaturat e ulta dhe ngricat kanë ndikuar shumë që të jetë në gjendjen e duhur”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.