Intervista/ Brryli magjik dhe që të lë pa ndjenja, njihuni me Denis Buzukjan e MMA-së

“Sport Ekspres” ka qenë një nga nxitëset të luftëtarëve shqiptarë ne MMA dhe boks, në mënyrë që ata të njihen më shumë nga publiku ynë. Këtë herë kemi intervistuar Denis Buzukja, një djalë shumë të  talentuar i cili jeton në Amerikë, por përfaqson Shqipërinë .

Pershëndetje Denis. Mund të na e përshkruani pak veten në mënyrë që ndjekësit shqiptar, ta kuptojnë origjinën tuaj?

Unë quhem Denis Buzukja. Jetoj në Staten Island, në Neë York. Jam 22 vjeç, dhe stërvitem në “Serra Longo Fight Team”. Jam një luftëtar i arteve marciale të përziera(MMA), me një rekord 3-1 (2 KO).

Kur e vendosët të bëheni një luftëtar profesionist në MMA?

Une bëra ndeshjen time të parë amatore në MMA, kur isha 18 vjeç. Kjo ndeshje ishte më shumë për argëtim, dhe unë e ndalova kundërshtarin me një KO në raund të parë. Të fitoja në këtë mënyrë ishte një ndjenjë e mrekullueshme për mua dhe kështu rashë në dashuri me këtë sport.

Cila është ëndrra jote për karrierën tënde në MMA, pasi të gjithë ne e dimë se çdo luftëtar synon të arrijë majat, të shkojë në UFC

Ëndrra ime nuk është thjesht të shkojë në UFC. Atë e kam të sigurt, unë dua të jem kampion bote.

Ju ndodheni në divizionin FEATHERËEIGHT (145 lbs=66 kg). Si e shihni veten kundër luftëtarëve të kësaj peshe?

Unë besoj se me talentin dhe punën e palodhur që bëj, mund të fitoj kur kundërshtarëve më të mirë në top 5.

Ndeshjen e fundit ju kryet një super lëvizje , ku e ndaluat kundërshtarin në raund të parë me goditje me brryl . E  kishit menduar në stervitje apo erdhi befasisht?

Atë lëvizje e praktikoj shume në stërvitje, por nuk mendoj asnjëherë se si do të fitoj. Thjesht shikoj një mundësi për të goditur kur kundërshtari se ka mendjen  dhe e arrij.

A të mbështet familja në këtë zgjedhje që ke bërë?

Po familja më mbështet në çdo gjë që unë bëj, dhe kjo nuk mund të bëntë përjashtim.

A do t’iu sugjeroje brezit të ri, të merrej me MMA?

Sigurisht 100%. MMA të rrit vetëbesimin, të jep mundësinë të njohësh shokë të cilët i ke deri në fund të jetës. Gjithashtu bashkon kombin (në këtë rast Shqipërinë), nëse ti e përfaqson si duhet. /Sport Ekspres/