Interit nuk i mjafton as autogoli, një ish-milanist e ndal

Depresion total, Interi është kthyer mediokër, si zakonisht këto vitet e fundit pas ndërrimit të viteve. E pabesueshme se si një skuadër deri në nëntor luftonte për vendin e parë dhe tashmë sheh të fundoset pak nga pak në renditje, aq sa tashmë rrezikon të humbasë vendin e katërt, që është synimi madhor i sezonit.

Edhe sezon në fushën e Spalit modest, një dështim total. Barazim 1-1, por që duket si humbje, në lojë mbi të gjitha. E papranueshme që Spali të duket si Reali dhe të luhet më një portë në fundin e takimit.

Interi ka humbur golat e Ikardit dhe fantazinë e mesfushës, por golin e avantazhit, sapo nisi pjesa e dytë, ia dhuroi Spali. Nuk shënoi Ikardi, por e zëvendësoi i pafati Vikari, autogoli u parë sezonal pro Interit.

Mjaftoi? Jo, sepse vazhdimi e sidomos fundit ishin për Spalin, që i shkoi pranë disa herë golit dhe në fund, pa u mbyllur minuta e 90-të, ish-milanisti Palestinë barazoi me kokë, me mbrojtjen e Interit në gjumë. 4 minuta shtesë, asnjë sulm nga Interi. Pa koment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *