Interi “veror” nuk resht së mahnituri, tris Vijarealit!

Në Itali, skuadra e Spaletit entuziazmon: Eder golashënuesi i stinës, me katër gola deri tani. Shënon edhe Jovetiç e Brozoviç

Interi nuk humbet fillin dhe vijon me paraqitjet e mira pas turneut aziatik. Ndaj Vijarealit, në San Bendeto të Trontos, arrin suksesi i katërt radhazi sa i përket miqësoreve. Një fitore e padiskutuar dhe merituar me rezultatin 3-1 ndaj ekipit spanjoll, me golat e Ederit, Jovetiçit dhe Brozoviçit. I kotë barazimi i përkohshëm i Soldados.

https://www.youtube.com/watch?v=oHsjgF47Ly0

Ndeshja – Kthehet të ekspozohet në Itali Interi i Luçiano Spaletit. Zikaltërit kanë nisur takimin duke u rreshtuar me skemën 4-2-3-1, që është parë si në përgatitjen në Riskone di Bruniko por edhe gjatë turit aziatik. Spaleti zgjedh Handanoviçin, në portë, ndërsa në mbrojtje janë D’Ambrozio, Skriniar, Miranda dhe Nagatomo, kurse përpara mbrojtjes Borja Valero dhe Galiardini janë edhe “diga” e parë. Kandreva, Zhoao Mario dhe Perisiç pas krahëve të Ederit. Ikardi në stol, ashtu sikurse edhe i ardhuri i fundit Vesino. Shumë entuziazëm mes tifozëve, ndërsa Interi e nis fort.

Aksioni i parë i vërtetë dhe rrezikshëm vjen me anë të Kandrevës, goditja e të cilit përfundon jashtë, por goli afron dhe konkretizohet në të 26’, kur kombinimet perfekte Mario-D’Ambrozio, gjejnë Kandrevën, që kroson dhe gjen Eder i cili e shtyn në rrjetë topin. Për numrin “23” bëhet fjalë për golin e katërt të miqësoreve përpara startit të kampionatit, por në të 38’ vjen goli i barazmit me Soldadon që përfiton nga një pritje jo edhe aq e saktë e Handanoviçit. Në pjesën e dytë, pasi kalojnë disa minuta kur nuk ndodh asgjë. Tifozët entuziazmohen në të 22’, falë Jovetiçit, që gjen një gol gjenial. Në fund vjen edhe 3-1 final me anë të Brozoviçit, që i vetëm përpara portierit shënon. Festë zikaltër, në pritje të ndeshjeve “të vërteta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *