Interi turpërohet në Xhenova dhe rrezikon vendin e katërt

0

 

Një pastiço e mbrojtjes (autogol Ranokia) dhe ish-i Pandev fundosin djemtë e Spaletit, që humbasin vendin e tretë dhe rrezikojnë që të martën të zbresin të pestët

Pritej vazhdimësi, por Interi bën prapakthehu dhe këtë herë, aksidenti në Xhenova, mund të rezultojë shumë fanal për fatet e zonës Champions, pasi ka humbur vendin e tretë dhe, nëse Lacio fiton ndaj Veronës të hënën, do të kalonte në vend të pestë, me frikën që edhe ato pas të afroheshin. Një rënië e lirë e zikaltërve, që me fitoren ndaj Bolonjës një javë më parë, dhanë përshtypjen se momenti i keq mund të ishte pas krahëve. Por, jo vetëm kaq, por tashmë duket se kriza e identitetit është rikthyer. Një humbje që nuk pritej, edhe pse jo edhe aq pasi Xhenoa është duke bërë mjaft mirë dhe, madje, arrin fitoren e tretë radhazi. Në fillim është Ranokia (kapiten në këtë ndeshje), ai që dhuron autogol, pas një “pastiço” të Skriniarit.

Sepse, në fillim një tranversë e Pandevit dhe një super pritje e Perinit ndaj Kandrevës bënë diferencën. Dhe, pjesa e dytë nisi ashtu si u mbyll e para. Në fakt, kuqeblutë më kërkues, teksa Karamoh provoi që të jepte shkëndijën, ashtu si me Bolonjën, por goditja e tij doli ngjitur me shtyllën. E teksa Interi po përpiqej të reagonte, ka ardhur goli i ish-it Pandev. Top i larguar, Laksalt që e fiton dhe godet: topi i mbërrin Pandevit, që e depoziton në rrjetë me një diagonale të bukur. Interi, gjysmë i dorëzuar, provon që të reagojë, por e ka shumë të vështirë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.