Interi, takim për “San Siro”-n, s’do ta ndajë me Milanin

0
Inter Milan's supporter wave flags on May 6, 2012 before an Italian Serie A football match against AC Milan at the San Siro Stadium in Milan. AFP PHOTO / GIUSEPPE CACACE (Photo credit should read GIUSEPPE CACACE/AFP/GettyImages)

Starti i mirë i sezonit për Interin dhe Milanin në kampionat ka sjellë një entuziasëm të madh te tifozët e zikaltërve dhe atyre kuqezinj dhe ky besim i rikthyer i tifozerive, si shkak i rezultateve dhe merkatos, ka bërë që fansat tashmë të rikthehen në “San Siro” të shumtë në numër për të mbështetur skuadrat e zemrës. Dhe rasti i fundit është prania e 60 mijë tifozëve në ndeshjen Inter – Spal, apo edhe numri thuajse i përafërt i ndeshjes së Europa League-s, Milan – Shkëndija. Diçka e tillë duhet të ishte normalitet, por sezonet e fundit, aspak të kënaqshme kanë bërë që tifozët të largoheshin për shumë kohë nga këto dy skuadra milaneze. Kështu, futja e investuesve të huaj ka sjellë me vete edhe dëshirën për të investuar në sektorin e stadiumit, që është vital për fatet dhe të ardhurat e një klubi. Megjithatë, për momentin, duket se vetëm Interi është klubi më shumë i interesuar për të investuar në këtë fushë, nga momenti që Milani duket se është larguar nga plani fillestar për “San Siro”-n. Dhe problemi tashmë është ndarja e impiantit të vetëm. Nëse njëra nga palët duket e ftohtë për investime, pala tjetër, ajo zikaltër e Milanos, pra “Grupi Suning” është gati që të bëjë gjithçka për t’i rikthyer modernitetin “Meazza”-s. Dhe, dje drejtuesit e Interit kanë pasur një takim me kryetarin e Bashkisë së Milanos, Salën, për këtë çështje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image