Interi shtang Bajernin dhe Liverpulin, ofertë faraonike për yllin e Ligue 1

Një ndër lojtarët më të spikatur të këtij viti në futbollin francez, ishte padyshim lideri i Lilës, Nikolas Pepe. Sulmuesi afrikan ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha, teksa kërkohet nga Bajerni, Liverpuli apo dhe Interi.

Pikërisht këta të fundit kanë bërë një ofertë faraonike për Lilën, në mënyrë që francezët të lënë të lirë “xhevahirin” e tyre. Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, Interi ka ofruar plot 70 milionë euro për shërbimet e Pepes.

Tashmë, topi ka kaluar në krahun e Lilës, ku sipas gjasave një vendim për të ardhmen e lojtarit nga Bregu i Fildishtë pritet të merret pas përfundimit të Kupës së Afrikës. Ndërkohë, bisedime thuhet se ka edhe me Liverpulin, me “The Reds” që qëndrojnë në monitorim të situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *