Interi sfidon Atalantën, Berisha dhe tradita kundër Ikardit

Interi do të ketë mesditën e sotme një transfertë mjaft të vështirë në Bergamo. Ekipi i Spaletit do të kërkojë të vijojë ecurinë fantastike në kampionat, ku fiton prej shtatë ndeshjesh radhazi. Gjithashtu një fitore e zikaltërve do të vinte në presion dhe rivalët e Juventusit, të cilët kanë një sfidë delikate po ashtu në fushën e Milanit.

Spaleti duket se ka një grup të plotë dhe do t’i këtë thuajse të gjithë në dispozicion. Për kapitenin Mauro Ikardin, do të jetë një sfidë mjaft e veçantë, pasi argjentinasi nuk ka shënuar kurrë në vizitat e tij në “Stadio Atleti Azzurri d’Italia” dhe stadiumi i bergamaskëve është i vetmi nga stadiumet që nuk ka shënuar, pasi në stadiumin e Parmës, nuk ka luajtur prej katër vitesh.

Kapiteni zikaltër i ka shënuar plot gjashtë herë Atalantës, por gjithmonë e ka bërë në ndeshjet në shtëpi. Atalanta e Etrit Berishës e Xhimshitit, po kalon një moment të mirë ndërkohë, teksa kanë arritur tre fitore radhazi dhe kanë fituar terren në renditje. Në dy sfidat e fundit titullar i portës ka qenë portieri ynë, Etrit Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *