Interi projekton afrimin “big”, gati plani për sulmuesin brazilian

0

 

Interi thuajse e ka siguruar një vend në Champions për sezonin e ardhshëm dhe ziklatrit kanë nisur të mendojnë për merkaton tashmë.

Me spekulimet e shumta se në stol do të vijë Antonio Konte, Marota dhe Auzilio po punojnë që të përgatisin një ekip sa më kompetitiv për trajnerin italian dhe sa më rivalizues për Juventusin.

Emrat e përfolur kanë qenë të shumtë, sidomos në repartin e avancuar, ndërsa së fundmi, ka dalë në skenë edhe Riçarlison. Sulmuesi i Evertonit është më shumë se një ide për zikaltrit, pasi këta të fundit kanë në dorë çelsin që mund ta çojë te braziliani.

Zhoao Mario pëlqehet shumë nga Evertoni, me portugezin që në Milano nuk ka arritur të jetë për asnjë moment protagonist. Kërkesat e klubit nga Merseyside për Riçarlison janë shuëm të larta, por futja në marrëveshje e Zhoao Marios mund të ulë pretendimet e tyre.

Riçarlison ka shënuar plot 14 gola këtë sezon në Premier Ligë dhe është grumbulluar në kombëtaren e Brazilit nga Tite rregullisht.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.