Interi prezanton De Vrij si murator: “Më thanë që duhej një mur”

0

Interi ka prezantuar sot mbrojtësin Stefan De Vrij, me holandezin që është zikaltër prej fillimit të këtij muaji, por sot u shfaq para medieve për prezantimin zyrtar.

Interi e prezantoi në Twitter ish-mbrojtësin e Lacios me një video të veçantë, si një film, ku De Vrij paraqitej në një kantier dhe niste punën, duke thënë: “Më thirrën për të bërë një mur. Ja ku është…”.

Ndërkaq, në konferencën për shtyp qendërmbrojtësi tha ndër të tjera: “Kemi ambicie të rëndësishme për sezonin e ri, duam të vazhdojmë të rritemi. Jam këtu për besimin që tregoi klubi ndaj meje, asnjë klub nuk më deshi kaq shumë.

“Ndihem mirë në çdo modul, me 3 apo 4 mbrojtës, vendos Spaleti. Mora numrin 6, që është i preferuari im”.

“Ronaldo? Blerje e shkëlqyer për gjithë futbollin italian, por unë mendoj për Interin”.

Lacio-Inter në fund të sezonit të shkuar? E shkuara nuk mund të jetohet sërish, shkoi si shkoi, por jam i qetë dhe me ndërgjegje të pastër. E di që dhashë gjithçka, pjesa tjetër nuk ka rëndësi për mua”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.