Interi pret Konten me dhurata, zikaltrit në sulm për tre emra “big”!

Pas fitores së një nate më parë ndaj Kievos, Interi ka hedhur një hap të sigurt drejt kuaflikimit për në Champions League sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye, dyshja Marota-Auzilio ka nisur të mendojë akomë më shumë për merkaton, sidomos tani që sipas gjasave në krye të zikaltërve do të vijë Antonio Konte si trajner. Nga vetë paga që do të përfitojë italiani (thuhet të jetë 8-9 milionë euro), tregohet qartë që Interi kërkon të jetë rivali kryesor i Juventusit për sezonin e ri.
Për ardhjen e trajnerit të ri, Marota e Auzilio kanë menduar tre dhurata. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, zikaltrit janë futur vrullshëm në garë për shërbimet e Federiko Kiezës, duke luftuar ndaj Juventusit.
Gjithashtu, përveç anësorit të Fiorentinës, Interi synon dhe një midis sulmuesve Lukaku e Xheko. Belgu nuk ka kaluar një sezon të mirë te Mançester Junajtid dhe një kalim në Serie A e intrigon shumë. Alternativë për të është Edin Xheko, për të cilin drejtuesit nga Milano kanë nisur kontaktet e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *