Interi pranë vendimit, Ikardi ka dy opsione tunduese

0

Mauro Ikardi dhe Inter i kanë këputur të gjitha fijet e marrëdhënies së tyre. Klubi është shumë i acaruar me sjelljen e sulmuesit dhe përtej cilësive të tij në fudhën e blertë, nuk e do më në skuadër. Antonio Konte ja ka bërë të qartë drejtuesve se ardhja e tij duhet të pasohet nga “avullimi” i ish-kapitenit.

“SportMediaset” bën një raport të situatës së argjentinasit dhe opsionet për t’u transferuar. Kjo medie ka informacion se Ikardi para se të largohet kërkon një takim me trajnerin për të qartësuar gjithçka. Nëse Konte nuk e dëshiron ikjen e tij, 26-vjeçari është i gatshëm të qëndrojë.
Edhe Uanda Nara, gruaja dhe menaxherja e Mauros ka planifikuar një bisedë kokë më kokë me drejtorin e përgjithshëm Bepe Marota. Ky i fundit pritet t’i tregojë Uandës se Ikardi duhet të gjejë një skuadër tjetër. Çmimi që Inter ka fiksuar për të është 60 milionë euro.

Vetë sulmuesi ka konfirmuar se nuk e do një largim nga Italia. Napoli, Juventus dhe Roma janë tre ekipet që e duan. Klubi nga kryeqyteti është hedhur menjëherë poshtë nga argjentinasi. Projekti i drejtuesve romanë nuk e tundon aspak. Juve dhe Napoli mbeten alternativat e vetme, me kampionët më të favorizuar për ta marrë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.