“Interi nuk ka kampionë, Ançeloti refuzoi Italinë, Juventusi me dy ekipe!”

0
Marcello Lippi allenatore del Guangzhou Evergrande assiste all'amichevole tra Cina e Basilea .24.01.2013; Marbella; .Foto Andy Mueller/freshfocus/Insidefoto.ITALY ONLY

 

Rrëfim i gjatë i trajnerit kampion bote me Italinë në vitin 2006, “i detyruar” të emigrojë në Kinë për shkak të një ligji që i pengon… Italinë: Juve ka dy ekipe, por Napoli e Sarri më pëlqejnë. Interi nuk ka kampionë

Italia, Seria A, titulli, Juventusit, Napoli, Interi, Gatuzo, Odo… Flet për gjithçka Marçelo Lipi, trajneri i Kinës, në një intervistë të gjatë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”. Dhe e bën duke e nisur nga ajo që ka më shumë për zemër, ngjyrat axurre: “Në 88 vjet, që kur ekziston Botërori, kemi fituar katgër dhe nuk kemi arritur të shkojmë në fazën finale dy herë. Përveç disa kombëtaresh, të gjithë do të vendosnin firmën për këtë arritje, por tani do të na duhet të bëjmë rolin e brejtësve”.

Ju jeni në Kinë për problemin e rregullit të federatës mbi familjarët e agjentëve. Me Lipin drejtor teknik do të ishte ndryshe edhe për Venturën?

Ta lëmë më mirë, janë gjëra të kaluara. Italia jep gjithmonë më të mirën në situate negative dhe nuk i mungon cilësia, edhe pse ka shumë të huaj. Me një ndryshim në krahasim me kohët e mia: të rinjtë janë të gjithë titullarë të klubet e tyre.

Na thoni disa emra të rinjsh që ju pëlqejnë?

Kristante. Sa herë që e shoh në katër apo pesë raste, futet pa top në zonë, godet me kokë. Më pas janë Pelegrini, Bernardeski, Barela, por të jetë më pak agresiv. Dhe Kaldara, serioz, i drejtë: më pëlqen se si shprehet.

Por, mungon një trajner…

Kandidatët që janë përmendur janë të gjithë emra big dhe të gatshëm. Ka disa që kanë treguar vlerat me Italinë, si për shembull Konte. Ka nga ata si Mançini që kanë shprehur se duan kombëtaren, diçka shumë e rëndësishme kjo. Diskutimi vlen edhe për Klaudio Ranierin. Ançeloti do të ishte zgjedhja e parë për karrierë, karakter, eksperiencë, suksese, më duket se nuk ka shumë dëshirë.

Federata nuk përjashton rifillimin me zgjidhjen Di Biaxhio…

Mendova pas vdekjes së Azelio Viçinit: përqafim familjes dhe kujtim si një simbol fitues i brezit të trajnerëve të federatës. Si Maldini. Di Biaxhio është zgjedhje tradite: por, duhen menjëherë rezultatet.

Mos e shkuara në Botëror do të shpërqendrojë me pak klubet në Champions?

Nuk mund të përjashtohet fakti që dikush të jetë më pak i përqendruar. Edhe Juventusi ka të huaj por aty, të jeni të sigurt, kanë mendje në Champions dhe kampionat. Nuk ekzistojnë kushtëzime. Juventusi është programuar për të fituar, për të shkuar deri në fund, kudo. Edhe te titulli i shtatë. Nuk toleron asgjë.

Pra, lodhja nuk ka të bëjë?

Nga këto deri në fund janë 7 ndeshje në total. Nuk ndryshojnë jetën, nuk të lodhin aq shumë sa të humbësh kokën dhe këmbët. Për Juventusin, mendoj se është e kundërta: do të shpërqendrohej duke humbur gjatë rrugës një objektiv.

Me frikën që të shkojë në finale dhe të humbasë për të tretën herë… Ka ndodhur me Lipin…

Mendimi shkon aty. Por unë mbërrita në finale katër herë, gjëra që nuk mund të fshihen kurrsesi. Pastaj, kjo do të thotë që ke hyrë në grupin e atyre që mund ta fitojnë këtë trofe: Real, Barcelona, Bajern, Juventus dhe Siti. Pesë. Dhe them: Real. Mos mendoni se ka përfunduar. Bravo dhe Hajnkes, në moshën 72 vjeç bën Bajernin që të fluturojë. Por, Juventusi është aty, çdo vit. Në fillim nuk ishte kështu. Objektivi kryesor është arritur.

Por, aty lart nuk është PSG?

Teknikisht nuk është në lartësinë e duhur, por duhet të piqet në mendje: ndryshe nuk do të kishte pësuar gjashtë gola në Barcelonë pasi shënoi katër në shtëpi. Më bën të mendoj për atë që ndodh mes kampionëve, problemet mes Nejmarit dhe Kavanit: është e çuditshme, në një epokë ku të mëdhenjtë kanë kuptuar që duhet të luajnë në skuadra me shumë lojtar klasi, për të fituar dhe arkëtuar më shumë. Klubi duhet të ndërhyjë, drastikisht.

Një vit më parë, pas disa ndeshjesh me modulin e ri 4-2-3-1, ju thatë që ishte i duhur për të shkuar në Europë, sa i përket Juves. Tani me 4-3-3?

Ishte momenti për të ndryshuar dhe Alegri e bëri. Sa kohë u bë që Juventusi nuk pëson? Nga sistemi i ri gjeti Benatianç përqendrimi është maksimal për të gjithë. Më vjen keq që Matuidi është dëmtuar, por do të isha i kënaqur të shihja Markizion, ka shumë për të dhënë. Sidoqoftë, Alegri gjen gjithmonë diçka të re.

Totenhami nuk duket si kundërshtari më i pakalueshëm

Duke bërë proporcionet, më duket e ngjashme me szfidën ndaj Barcelonës. Një sulm i madh dhe një mbrojtje jo edhe aq: përfundoi 3-0. Kejn shënon gjithmonë, mesfushorët futen, por në mbrojtje Juventusi mund t’i krijojë probleme. Sidoqoftë, Poketino është i aftë, një figurë e re, ka lançuar shumë të rinj, si Ali.

 Napoli nuk ka Champions por Lajpcig në Europa League. Çfarë do të thotë për titullin?

Duhet kuptuar se si Sarri do të përballet me kupat, administrimi i ndeshjeve. Në kampionat ka një pikë më shumë, sidoqoftë është avantazh, por në 15 ndeshje gjithçka është e mundur.

 Për Romën, kundër Shakhtarit, në teori është më e thjeshtë.

Mund tja dalë, pasi ka kaluar Atletikon dhe Çelsin.  Uroj që në merkato e ardhshme e dimrit të mos jetë kaq e gjatë, sepse ky tani ishte i vuajtur.

Do të jetë një zhgënjim i bukur se kush do të humbë në sfidën mes Juves dhe Napolit…

Nëse punon mirë nuk duhet të kesh frikë. Por, këndvështrimet janë të ndryshme. Nëse fiton Napoli, Juventusi mund të ndjejë keqardhje në një pikë, pas gjashtë titujsh dhe ndoshta Champions në shënjestër. Nëse Napoli nuk ia del, psikologjikisht do të ishte e vështirë: dhe të madhe madje, sepse është vazhdimisht mes tre të parave. Do të ishte goditje e shëmtuar.

Risultati immagini per marcello lippi gattuso

Alegri-Sarri, sfida e kreativitetit kundër kolektivit?

Diskutimi është më i thjeshtë. Janë dy trajnerë të ndryshëm, e ndjekin suksesin në mënyrë të ndryshme. Automatizmat e Napolit nuk janë të praktikueshme duke ndryshuar formacion çdo javë: ai i Sarrit është futboll i bukur, pozitiv, ofensiv. Juventusi, ndonjëherë, ka një fundjavë jo, ndryshon shpesh njerëz dhe sisteme. Duke qenë se stërvit prej 40 vjetësh e di mjaft mirë se sa e vështirë është që ekipi të luajë gjithmonë mirë dhe është për tu admiruar fakti që Sarri e ka bërë kaq shpejt. Por, trajneri nuk është vetëm një lojë.

 Sarri ankohet shpesh, Alegri justifikon lojën e shëmtuar

Bëhet e gjitha për të vënë në vështirësi kundërshtarin.

Saki ka thënë se Napoli nuk ka lojtarë klasi…

Për mua Mertens, Insinje dhe Hamsik janë lojtarë klasi. Sifgurisht, Juventusi ka dy skuadra.

Juventusi, Napoli dhe më pas të tjerat. Çfarë po i ndodh Interit?

E kuptoj keqardhjen e tifozerisë: edhe këtë vit, pas një starti të mirë, u shua, u shfry. Spaleti kishte krijuar disa përshtypje të mira psikologjike, por të jemi të sinqertë: hiq Ikardin, që dërgon në rrjetë 90% të topave, ka futbollistë të mirë por jo të jashtëzakonshëm. Në lidhje me fjalët e Spaletit me tifozët, nuk shoh asgjë të re.

Sfida mes Romës dhe Lacios mund të lexohet edhe përballja Inzagi-Di Françesko

Sa të zotë. Di Françeskon e ndjek që në kohët e Sasuolos, e bënte të luante mirë, për Europë. Te Roma po tregon të njëjtin mentalitet. Inzagi është surprizë për mënyrën se si organizon taktikisht ekipin. Por, nuk do të doja të harroja të tjerë.

Risultati immagini per lippi inter

Një kampionat trajnerësh…

Më duhet të ndalem te risitë dhe të sapofuturit: Balardini, Iakini, Zenga, Maxarri, de Zerbi, Odo dhe Gatuzo: të gjithë demonstrojnë madhështinë e shkollës tonë. Për të mos thënë Gasperini, që ishte një nga kandidatët e kombëtares dhe krijoi realitet, Atalantën, duke u përplasur si të barabartë me Dortmundin.

Këshilla për trajnerët?

Janë shumë gjëra që kam thënë. Duhen njerëz që njohin futbollin dhe vendosin për futbollin: e thjeshtë, apo jo?!

Dibala?

“Krahasimet i kanë bërë dëm, sidomos me Mesin… Përshtypja është se bëhet fjalë për një djalë serioz, i fortë dhe i mirë: duhet vetëm të kujtojë kampionët që te Juventusi kanë përpara tij që nuk kanë shkëlqyer dhe çarë menjëherë. Nga Platini te Zidan, që ishte i shqetësuar shumë: një ditë e mora veç dhe i thashë, “të gjithë besojmë tek ty”… Të dielën tjetër, nuk u ndal më. Alegri e ka menaxhuar shumë mirë, klubi nuk ka bërë që besimi ndaj tij të zbehet”

Gatuzo dhe Odo?

“Me ata kam përjetuar momentin më të bukur në karrierë. Ishte e bukur që të shihja se si ia dolën duke u thërritur në situata të vështira. Rino kishte pushkët e drejtuar por rikuperoi Milanin psikologjikisht dhe fizikisht: të dielën pashë një orë futboll super, më pas nëse të tijtë vendosin që të marrin të kuq, ndoshta është më mirë. Ishte i aftë që t’i përcillte të gjithëve ndjenjën e përkatësisë”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image