Interi nis “turin e ferrit”, Spaleti humbet shtyllën e mesfushës

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola një natë më parë ndaj Atalantës në shtëpi, me zikaltrit që humbën dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në mesfushë. Marselo Brozoviç la fushën e lojës pas 23 minutash, si pasojë e një dëmtimi.

Nga raportimet e fundit, duket se kroati do të humbasë tre ndeshjet e rradhës, që janë edhe sfidat më të vështira të Interit në këtë pjesë të mbetur të sezonit. Fillimisht, klubi nga Milano do të luajë ndaj Fiorentinës, më pas ndaj Romës e Juventusit.

Në të tre këto takime, trajneri Spaleti do t’i duhet ta bëjë pa shtyllën e mesfushës. Gjithsesi, lajme të mira vijnë nga De Vrij dhe Lautaro Martinez. Të dy lojtarët kanë nisur stërvitjen dhe pritet të jenë gati që në këtë fundjavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *