Interi nis sulmin për Berardin

0
Foto LaPresse - Valerio Andreani 22/11/2015 Città Genova ( Italia) Sport Calcio Genoa vs Sassuolo Campionato di Calcio Serie A TIM 2015 2016 - Stadio "Luigi Ferraris" Nella foto: Berardi Domenico Photo LaPresse - Valerio Andreani 22 November 2015 Città Genova ( Italy) Sport Soccer Genoa vs Sassuolo Italian Football Championship League A TIM 2015 2016 - "Luigi Ferraris" Stadium In the pic: Berardi Domenico

Sezoni po mbyllet në mënyrë shumë zhgënjyese dhe tashmë Interi mendon për të ardhmen. Për sezonin e ardhshëm duhen disa goditje shumë të rëndësishme për të përforcuar skuadrën dhe emri i parë që klubi zikaltër synon është një ndër talentet më të mëdhenj në Itali, Domeniko Berardi.

Ka një vit që Interi e ndjek sulmuesin e talentuar, i cili ka kohë që duket gati për një klub të madh, por verën e shkuar nuk u bë asgjë për shkak të kërkesës tepër të lartë të Sasuolos.

Klubi nga Modena nuk është i varfër dhe nuk e lëshon lehtësisht yllin e vet, ndaj presidenti Skuinci deklaron: “Nuk kemi marrë asnjë ofertë, kemi mbetur tek oferta që i refuzoi Berardi Juventusin verën e shkuar. Ne nuk duam ta shesim, duam që të bëhet flamuri ynë, por nëse vjen një ofertë shumë joshëse për të gjithë, atëherë do të flasim”.

Interi i ka nisur bisedimet me drejtuesit e Sasuolos dhe drejtori sportiv Piero Auzilio ka takuar administratorin e deleguar të Sasuolos, Karnevali, për të kuptuar nëse ka mundësi që çmimi të ulet poshtë 40 milionë eurove, por zor se Skuinci e shet për më pak se aq, edhe pse Interi do të mundohet të përfshijë disa lojtarë në marrëveshje, duke nisur nga sulmuesi Kaprari.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here