Interi ngul këmbë, derbi me Juven për talentin Shik

0

Sipas medieve italiane, Interi dhe Juventusi e kanë seriozisht dhe do të duelojnë për blerjen e sulmuesit 21-vjeçar të Sampdorias, Patrik Shik. Lojtari i kombëtares çeke ka nënshkruar për Sampdorian në verë dhe është bërë një ‘super-zëvendësues’, duke luajtur vetëm pesë ndeshjes si titullar dhe 16 herë si zëvendësues këtë sezon, por ka shënuar shtatë gola. Avazi i shënimit të golave nga ai ka vazhduar edhe në këtë fundjavë, kur ai shënoi kundër Peskarës vetëm gjashtë minuta pasi hyri në ndeshje në vend të Luis Muriel.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero është i prirur për t’i ofruar lojtarit një marrëveshje të re, që përfshin një rritje të klauzolës në 40 milionë euro. Klubi synon ta mbajë  edhe për një tjetër sezon tjetër, por do të duhet të përballen me Interin, por edhe me Juventusin, që ka hedhur hapat e parë, duke kontaktuar me përfaqësues të lojtarit.

I riu arriti nga Sparta e Pragës në verë dhe thuhet se tashmë kanë një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh, të cilën Interi mund të vendosë ta aktivizojë në verë, nëse lojtari nuk do të firmosë rinovimin me Sampdorian. Megjithatë, duket një “derbi i Italisë” në horizont…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here