Interi ndez “motorët”, merr edhe Borha Valeron

0

Borha Valero është i Interit dhe zyrtarizimi do të vijë pas kontrolleve mjekësore, që janë zhvilluar paraditen e sotme në Milano.

Mesfushori spanjoll lë Fiorentinën pas 5 sezonesh të shkëlqyera, ku u kthye në një pikë kyçe për klubin vjollcë, që e bleu për 7 milionë euro në gusht 2012.

Tani Fiore do të marrë 5.5 milionë euro, plus 1 milion euro bonos, pasi është e qartë që edhe mosha e mesfushorit bën që çmimi të ketë rënie.

Vetë Borha Valero do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin zikaltër, që mbyll afrimin e dytë të rëndësishëm, pas blerjes që qendërmbrojtësit të talentuar Shkriniar nga Sampdoria.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image