Interi ndalet sërish, kthehet sindroma “x”?

0

Skuadra e Mançinit arrin barazimin e tretë radhazi pas Sampit dhe Juventusit. Në Palermo, golit të Perisiçit i përgjigjet Xhilardino. Në fund, mbetet me dhjetë

Interi nuk di më të fitojë. Eshtë barazimi i tretë radhazi dhe ndeshja e katërt që zikaltërit nuk arrijnë që të marrin tri pikët. Sigurisht, krizë nuk është ende, por pak mungon që të jetë… Skuadra e Mançinit, megjithatë, në “Barbera” të Palermos, kundër një skuadre që arriti të dilte nga momenti i vështirë me suksesin në javën e shkuar, luajti mjaft mirë, sidomos në pjesën e dytë, ku mund të kishte merituar fitoren për atë që prodhoi në fushë, pasi Sorrentino, portieri i siçilianëve, ishte më i miri për vendësit. Pas një pjese të parë ku ka pasur më shumë studim kundërshtari dhe jo ndonjë emocion për t’u nënvizuar kushedi se çfarë, pas pushimit ndizet gjithçka dhe brenda gjashtë minutash. Eshtë Perisiç ai që shënon për miqtë, teks pas gjashtë minutash Xhilardino, ish-milanisti, merr gëzimin personal sikur të ishte në derbi, teksa barazon shifrat në 1-1. Palermo zgjohet, teksa Interi mbetet me dhjetë pas daljes me të kuq të kolumbianit Murijo, për dy të verdha që, në fakt, janë të ekzagjeruara, sidomos e dyta. Por, aty nis një lojë tjetër dhe zikaltërit marrin zemër duke sulmuar. Sorrentino bën mrekullinë tek goditja e Guarinit, teksa Biabiani i afrohet golit gjithashtu. Në fund, barazimi kënaq vetëm Palermon, sepse Interi duhet të kishte guxuar më shumë në pjesën e parë.

 

 1          1

Palermo-Inter

Shënues: Xhilardino 66’/ Perisiç 60’

 

E shtunë, 24 tetor 2015, ora 20:45, në stadiumin “Renzo Barbera”, Palermo

Palermo (3-5-1-1): Sorrentino; Struna, Gonzalez, Andelkoviç, Rispoli, Hiljemark (Kuazion 64′), Mareska, Rigoni, Lazar (Daprela 81’), Vaskez, Xhilardino. Tr.: Iakini

Inter (4-2-3-1): Handanoviç; Nagatomo, Miranda, Murijo, Tejes, Medel, Kondogbia (Biabiani 55′), Guarin, Jovetiç (Ranokia 85′), Perisiç, Ikardi (Ljajiç 78′). Tr.: Mançini

Gjyqtar: Doveri

Kartona të verdhë: Vaskez, Mareska

Karton i kuq: Murijo 79’

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.