Interi mund të ëndërrojë për Modriç, arsyeja është… Eden Hazard!

0

Luka Modriç u përfol verën e vitit të shkuar për një transferim të mundshëm drejt Interit, por asgjë nuk arriti të konkretizohej, me kroatin që vijoi karrierën e tij në Madrid. Gjithsesi, kohët e fundit duket se gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër.

Arsyeja është Eden Hazard! Pikërisht belgu, i cili sipas gjasave do të veshë fanellën e “Los Blancos” sezonin e ardhshëm, duket se u ka kërkuar drejtuesve të Realit numrin 10-të, që aktualisht e ka mbi shpinë Luka Modriç.
Kjo është edhe arsyeja që mesfushori 33-vjeçar është tërbuar me Florentino Perez. Siç raportohet nga mediat në Spanjë, Modriç nuk do të ishte aspak dakord që të linte numrin e tij dhe kjo mund të kthehet në një shkak për largimin e tij, me Interin që qëndron pas dere dhe është gati për të ndërhyrë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.