Interi mohon zërat për Taren dhe piketon dy superblerje

0

Është folur shumë në mediat italiane për një kalim të Igli Tares nga Lacio tek Interi në verë, për të nisur një projekt të ri e shumë ambicioz, me një fond të madh për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, zëra të tillë kanë trazuar ambientin tek Interi dhe pronarët e klubit janë shqetësuar, ndaj kanë vendosur të konfirmojnë drejtorin sportiv Piero Auzilio. Kështu raporton “Il Messaggero”, që shkruan se Auzlio pritet të konfirmohet: “Takimi i fundit mes pronarëve të klubit dhe drejtuesve aktualë në Itali ka arritur në përfundimin që Auzilio duhet konfirmuar”.

Ndërkaq, Interi përgatit disa blerje të mëdha, të paktën duke iu referuar gazetës së mësipërme, që shkruan se klubi zikaltër ka piketuar mesfushorin Strotman dhe mbrojtësin Manolas, nga Roma. Më e vështirë duket blerja e mbrojtësit të Lacios De Vraj, i kërkuar edhe nga Mançester Junajtid.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here