Interi merr vendin e parë në Seria A me Vecinon dhe Barrelan, Conte e di sekretin në Itali

Nëse në “Champions League” është shumë e vështirë për Interin që të marrë maksimumin e rezultateve, në Seria A po e arrin qëllimin në mënyrën më të mirë. Pavarësisht se të gjitha fitoret janë kopje të njëra-tjetrës dhe me shifra të ngushta, tre pikët janë ato që arkëtohet pas çdo 90 minutëshi.

Të parët në avantazh kaluan miqtë me anë të një penallti në minutën e 11, pas gabimit në dalje të Handanoviç. Në pjesën e dytë do të ishte goli me kokë i Vecino që do të kthente ekuilibrat e takimit. Ndërsa festa e madhe shpërtheu drejt fundit, atje ku Barrela me një perlë nga distanca i dërgoi shifrat në 2-1. Pas kësaj fitore janë zikaltrit që marrin përkohësisht vendin e parë, me trajnerin Antonio Conte që e ka zbuluar sekretin për të triumfuar në kampionatin italian. /Sport Ekspres/