Interi mendon edhe dështimin, shënjestron tre mesfushorë

Luka Modriç është objektivi i madh i Interit, por drejtuesit kanë gati planin B, nëse nuk arrijnë dot tek kroati. Paredes, Meza dhe Lobotka. Dy argjentinas dhe një sllovak.

Siç citon “SportMediaset”, zikaltrit pëlqejnë Leandro Paredes dhe Maksi Meza. I pari luan me Zenitin, është argjentinas dhe 24-vjeçari e njeh futbollin italian, pasi është aktivizuar më parë me Romën dhe Empolin, ndërsa Meza u bë i njohur në Botërorin e Rusisë. 25-vjeçari aktivizohet me Indipendienten në kampionatit argjentinas.

Emri i tretë vjen nga Sllovakia dhe luan në La Liga. Stanisllav Lobotka është 23-vjeç dhe është pjesë e Selta Vigos, ekip me të cilin zhvilloi një sezon shumë të mirë, duke numëruar 38 ndeshje. Për këtë të fundit është futur në garë dhe Totenhemi. Sipas lajmeve që vijnë nga Anglia, ekipi i Poketinos është gati për të paguar 30 milionë euro për shërbimet e sllovakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *