Interi më i mirë në 20 vjet, më mirë se Mançini dhe Murinjo

0

Vetëm tri herë në histori zikaltërit e kanë nisur sezonin duke shënuar 8 fitore dhe 2 barazime

Duket sikur ka kaluar një shekull, por në të vërtet kanë kaluar vetëm 5 muaj, që Interi të transformohet rrënjësisht. Majin e këtij viti, Interi bëhej protagonist negativ për një seri rezultatesh negative. Zikaltërit regjistronin shifrat e tyre më të dobëta në histori dhe situata dukej e pashpresë. Në 7 përballjet e fundit në Serinë A vinin 6 humbje dhe vetëm një fitore. ishin ditë e javë të vështira për Interin, që kishin nisur që me shkarkimin e trajnerit Piolit pasi kishin bërë një gjë të tillë dhe me De Burin e me Mançinin. Nëse flasim për Interin e sotëm, maji i vitit 2017 ngjan me një të kaluar shumë të largët. Tashmë rekordet në shtëpinë zikaltër janë në kahun tjetër, atë të rezultateve pozitive. Falë fitores 3-2 të martën në mbrëmje, Interi regjistron 10 takime radhazi pa humbje në Serinë A. Këto shifra nuk përsëriteshin në Milanon, pjesën zikaltër të saj prej mëse 20 vitesh.

Tani Verona Përpara këtij sezoni, vetëm tri herë në historin e vet Intei kishte arritur rezultate të tilla në 10 ndeshjet e para të sezonit. 8 fitore si tani ishin regjistruar në sezonet 1952-1953, 1988-1989 dhe 1997-1998. Në të tri këto raste Interi komandonte i vetëm kampionatin italian, ndryshe nga tani, ku pavarësisht këtij rekordi, Interi ka një tjetër skuadër përpara në renditje, Napolin. As në sezonet më të mira të Mançinit dhe Murinjos, Interi nuk e niste me 8 fitore dhe 2 barazime. Dhe ziklatërit kanë rastin ta thellojnë dhe më tepër rekordin e tyre pozitiv, teksa të hënën në mbrëmje do të përballen me Veronën në Bentegodi. Në rast fitore, Interi i Spaletit do të arrinte Interin e Xhixhi Simonit, që ndalej nga Sampdoria në Luixhi Ferraris.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image