Interi kryen “përforcimin” e madh, blindon liderin e mbrojtjes

Milan Shkrinjar u ble nga Interi, verën e vitit 2017 për plot 34 milionë euro. Që nga koha kur u transferua e deri më tani, mbrojtësi është shndërrar në një pikë kyçe për ziklatrit, duke qenë thelbësor dhe në kualifikim për në Champions sezonin e shkuar.

Për digën e mbrojtjes pati interes të lartë në merkato nga klube të mëdha si Mançester Junajtid dhe mbi të gjitha Barcelona. Katalanasit ishin mjaft këmbëngulës, por Interi rezistoi, duke refuzuar çdo ofertë në drejtim të Shkrinjar. Tashmë, kur është mbyllur dhe merkato, “Corriere dello Sport”, raporton se klubi zikaltër dhe lojtari sllovak, kanë gjetur marrëveshjen për rinovimin e kontratës.

Sipas marrëveshjes që pritet të firmoset në ditët në vijim, Shkrinjar do të ketë dhe një përmirësim të ndjeshëm page. 3 milionë euro në sezon + bonuset, do të përfitojë 23-vjeçari nga kontrata e re. Ndërkohë, kjo marrëveshje bën që mbrojtësi të jetë i lidhur me klubin nga Milano, deri në vitin 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *