Interi kompleton blerjen e Lautaros në prill

Lautaro Martinez është lojtari i momentit në kampionatin argjentinas dhe tashmë Interi nxiton të mbyllë blerjen e tij. Sulmuesi  20-vjeçar po mahnit te Rasing Klub, duke shënuar 8 gola në 8 ndeshjet zyrtare që ka luajtur në vitin 2018, përfshirë dy tregolësha.

Argjentinasi ka kohë që ka gjetur marrëveshjen me Interin, por tashmë mësohet se kontrollet mjekësore do të kryhen në prill, para se Interi të mbyllë gjithçka për 21 milionë euro, plus7 milionë bonuse.

Ndërkaq, Lautaro Martinez do të luajë te Rasingu deri në verë, me synimin për të shënuar edhe më shumë dhe për të bindur trajnerin Horge Sampaoli që ta marrë në Kupën e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *