Interi kërkon talentin e “aspirinave”, kinezët gati të shpenzojnë

Merkato e janarit po afron dhe të gjitha klubet elitare nëpër Europë kanë filluar kontaktet e para me agjentë e lojtarë. Interi i Luçiano Spaleti pritet të jetë aktiv dhe në fazën e transferimeve dimërore. Sipas sajtit të njohur italian shënjestra e zikaltërve është talenti gjerman Kai Havertz.

Havertz është pjesë e skuadrës së Bajer Leverkusenit.  19-vjeçar mori një vend titullari tek “aspirinat” para dy sezonesh kur ishte vetëm 17-vjeç. Paraqitjet e mira të lojtarit kanë bërë që Joakim Lëv t’i jepte mundësinë e debutimit me katër herë kampionët e botës në miqësoren ndaj Perusë më 9 shtator.

Havertz është një nga ata lojtar që çdo trajner do ta dëshironte. Gjermani 1.88 cm i gjatë luan si një sulmues i dytë, por edhe më poshtë në mesfushë. Kontrata e tij me klubin gjerman skadon në vitin 2022, çka do të thotë se nuk do të jetë e lehtë për të bindur drejtuesit e Leverkuzenit, që nuk kanë ndërmend ta lëshojnë talentin e tyre pa të paktën 35 milionë euro, një shumë kjo e përballueshme për xhepat e pronarëve kinezë të Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *