Interi kërkon ta largojë, Ikardi përgatit hakmarrjen e madhe!

Mauro Ikardi po shndërrohet në çështje çdo ditë e më shumë tek Interi, me argjentinasin që është kthyer në të padëshirueshëm në Milano.

Sipas mediave italiane, sulmuesi nuk është në planet e Antonio Kontes dhe kjo gjë i është bërë e qartë, por Ikardi këmbëngul për qëndrimin e tij në “San Siro”, ose në rast largimi kërkon vetëm Juventusin.

Qëndrimi tek Interi nuk duket një opsion, të paktën për momentin, ndërsa kalimi te Juventusi duket i pamundur, pasi drejtuesit zikaltër i frikësohen revoltës së tifozëve.

Në një kohë që Interi po përpiqet ta largojë me çdo kush ish-kapitenin, ky i fundit duket se po planifikon të ndërmarrë masa ligjore ndaj ekipit të tij. Diçka të tillë e raporton “La Republica”, që thotë se Uanda Nara dhe Ikardi do të akuzojnë Interin për presion, pasi po e detyrojnë argjentinasin të largohet me çdo kusht.

“La Republica” shton se Ikardi do të kërkojë të lirohet nga kontrata me Interin dhe të dalë si lojtar i lirë. Në rast se 26-vjeçari do të ndërmarrë një veprim të tillë, me siguri që do të përpiqet ta bëjë në shenjë hakmarrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *