Interi insiston, Junajtid propozon shkëmbimin e bujshëm

0

Romeo Lukaku vazhdon të jetë dëshira e madhe e Interit për repartin e sulmit. Vetë lojtari belg e ka përsëritur disa herë që synon të transferohet në Serie A, kampionat me të cilin është rritur.

Elozhet për Antonio Konten nuk mungojnë, por duhet zgjidhur problemi Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq” kërkojnë shumë për kartonin e Lukakut. Minimalja 70 milionë euro, një shumë që zikaltrit nuk e përballojnë për momentin.

Duke dashur të shfrytëzojë një situatë të tillë, Man Utd i ka bërë Interit një propozim interesant. Solskjaer synon një qendërmbrojtës cilësor dhe ka kërkuar Milan Shkriniar në vend të sulmuesit.

Marota dhe Auzilio kanë refuzuar në mënyrë kategorike. Sllovaku është lideri i repartit defensiv dhe do të formojë një dyshe fantastike bashkë me Diego Godin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.