“Interi im pa limite, Zhang më befasoi! Tifozët të acaruar? Më mirë kështu”

0

Të gjithë tifozët e Interit po presin konferencën e parë për shtyp të Antonio Kontes, por është ende shumë herët. Trajneri i ri do të flasë për çdo temë me datë 8 korrik, ditën kur do të nisë faza përgatitore e zikaltërve.

Megjithatë, Konte ka folur shkurt për GQ, aty ku ndalet te mundësia e fitimit të trofeve me Interin. Vështirësitë janë të mëdha, por po aq janë edhe ambiciet e trajnerit, kështu që tifozët duhet të rrinë të qetë.

Mund ta pranoj që do të kem pak shanse për të fituar në vitin e parë, por mundësitë ekzistojnë. Mund t’ia dalim, nuk kemi limite dhe po pres me padurim që të dërgoj Interin aty ku i takon. U befasova nga vendosmëria e presidentit Zhang për të më besuar stolin. Tifozët të acaruar me të kaluarën time? Ne jemi profesionistë, por tifozët bëjnë mirë që janë të acaruar”, përfundon Antonio Konte.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.