Interi i tregoi derën, Zhoao Mario vendos për të ardhmen

0

Mesfushori i Interit, Zhoao Mario, ka vendosur se kush do të jetë klubi i tij i ardhshëm dhe do të jetë shumë larg Interit. Gjërat për mesfushorin portugez nuk kanë shkuar shumë mirë te Interi, që nga koha kur është transferuar te zikaltërit.

Ai nuk shihet si pjesë e planeve nga trajneri Konte dhe kërkon një skuadër ku do të luajë rregullisht. Siç raporton “Corriere Dello Sport”, portugezi do të transferohet te skuadra Jiangsu Sunning, në kampionatin kinez.

Pas Zhoao Mirandës, edhe Zhoao Mario do të luajë për skuadrën tjetër të presidentit të Interit, pasi atje do të jetë titullar i padiskutueshëm. Një tjetër lojtar europian zgjedh paratë e Kinës…

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.