Interi i Spaletit bind edhe Ronaldon: Mund të fitojë titullin

“Interi e meriton kreun e Serisë A dhe jam i sigurt që mund ta fitojë titullin”. Fjalë nga një personazh jo dosido, sepse kur flet Ronaldo braziliani, tifozët e Interin menjëherë mallëngjehen.

I pranishëm dje në ceremoninë e dhënies së Topit të Artë, ish-sulmuesi legjendar foli për Interin aktual: “Zikaltrit po luajnë një futboll të shkëlqyer, jam shumë i kënaqur me punën që po bën Luçiano Spaleti. Nga Juventus-Inter kam kujtime të pabesueshme,  është një klasike e futbollit italian dhe do ta shoh para televizorit. Ikardi është sulmues i madh, po e tërheq Interin me golat e tij dhe tashmë është një garanci”.

Topi i Artë është zhdukur nga Italia: “Dibala është fenomen, por ende shumë larg Ronaldos dhe Mesit”.

Milani në krizë: “Futbolli ndaj është i bukur, mund të ketë edhe vite të vështira, por e rëndësishme është që klubet e mëdhenj të ringrihen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *