Interi i hap rrugë Milanit, Europa po bëhet mirazh

0

Javën e shkuar bëri bujë barazimi i Milanit në Peskara dhe një ditë më pas humbja e Interit ndaj Sampdorias.

A e dëshirojnë klubet milaneze Ligën e Europës? Duke parë rezultatet e sotme, duket se vetëm Milani ka ende ambicie.

Kuqezinjtë shpartalluan 4-0 Palermon, me Suso që në minutën e gjashtë shënoi një gol të bukur dhe aty mori fund ndeshja e Palermos, që u dorëzua, me Pashaliç, Baka e Deulofeu që e çuan në 4-0 rezultatin final.

Ndërkaq, Interi duket i dorëzuar, sepse pas humbjes pësuar të hënën ndaj Sampdorias, sot erdhi një goditje shumë e rëndë, me humbjen 2-1 në Krotone. Skuadra jugore ëndërron mbijetesën dhe ka motivim të madh, ndërsa Falçineli shënoi dy gola në 22 minutat e para dhe ktheu bujshëm Krotonen në garë për qëndrimin në Serinë A. Interi shënoi vetëm një gol në pjesën e dytë me D’Ambrozion dhe parakalohet nga Milani, ndërkohë qënuk duket shumë i interesuar për Ligën e Europës.

Në garën për vendin e dytë në Serinë A, Roma shpartalloi Bolonjën 3-0, me gola nga Fasio, Salah e Xheko, ndaj Napoli duket larg dhe zor se do të kërcënojë dot verdhekuqtë deri në fund të sezonit.

Image may contain: one or more people and text

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image