Interi “i dërrmuar” në derbi, konfirmohen tre mungesat e rëndësishme

Mbrëmjen e nesërme do të luhet kryendeshja e javës së 28-të në Serie A, ku Milani dhe Interi do të përplasen në derbin e Madoninës. Ekipi zikaltër vjen nga një moment jo i mirë në këtë sfidë, teksa mjafton të kujtojmë eleminimin nga Europa League mbrëmjen e së enjtes.

Përveç eleminimit dhe momentit jo të mirë, Spaletin e shqetësojnë edhe mungesat, të cilat janë të rëndësishme dhe me peshë. Ditën e sotme është zyrtarizuar lista e të grumbulluarve për ndeshjen dhe bie në sy që Mauro Ikardi nuk është përsëri pjesë e grupit.

Gjithashtu, ish-kapitenit i bashkangjiten edhe Raxha Naingolan, i cili nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi, si dhe Zhoao Mario. Lajmi i vetëm i mirë është Marselo Brozoviç, i cili me shumë mundësi do të jetë në dispozicion të trajnerit. Gjithsesi, mungesa e tre lojtarëve të përmendur më lart, është diçka që e shqetëson jo pak trajnerin dhe Interin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *