Interi harron Lukakun, një sulmues kroat për Konten

Romelu Lukaku është shumë afër transferimit te Juventusi. Belgu ishte objektivi i madh i Interit, që tani duhet të shohë për një alternative tjetër. Kështu ka ndodhur dhe zikaltrit kanë hedhur sytë nga Bundesliga.

Sky Sport raporton se i preferuari për repartin ofensiv është Ante Rebiç. 25-vjeçari vlerësohet 40 milionë euro nga Ajntrahti i Frankfurtit. Interi duhet të nxitojë sepse Rebiç pëlqehet shumë edhe nga Atletiko Madrid.

Ante Rebiç

“Colchoneros” do të nisin sulmin për të, nëse nuk arrijnë akordin me Realin për Hames Rodrigez. Rebiç ka luajtur më parë me Veronën dhe Fiorentinën në Serie A, por pa arritur të lërë gjurmë.

Interi është gati ta rikthejë sërish në kampionatin italian dhe po mendon të nisë negociatat përfundimtare me klubin gjerman nga Frankfurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *