Interi hap thesin, 90 milionë euro për mesfushorin

Pasi tentoi gjatë gjithë verës për të siguruar shërbimet e Luka Modriç, Interi është gati të hidhet në sulm për një tjetër kroat. Dëshira e madhe quhet Ivan Rakitiç, i cili nuk ka rinovuar kontratën me Barcelonën dhe po mendon largimin.

Blerja e De Jong dhe mundësia për të siguruar dhe shërbimet e Rabiot në fund të sezonit, do të vështirësonin hapësirat në formacion të 30-vjeçarit.

Interi kërkon prej kohësh një emër të madh për mesfushën e Spaletit dhe është gati të sakrifikojë për Rakitiç. Sipas raportimeve të katalanases “Sport”, klubi italian po përgatisin një ofertë prej 90 milionë eurosh për kartonin e mesfushorit.

Klauzola e largimit të tij është 120 milionë euro, por Barcelona mund të pranojë dhe 30 milionë më pak. Marota ka gati dhe kontratën për lojtarin, i cili do të përfitonte 5 milionë euro në sezon me zikaltrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *