Interi hap merkaton, përforcimi i parë vjen në mesfushë

Interi hap merkaton e verës me blerjen e mesfushorit të Sasuolos, Stefano Sensi. Sipas “Sky Sports”, zikaltrit kanë arritur akordin me lojtarin dhe klubin emilian. Zyrtarizimi i transferimit do të ndodhë fill pas vizitave mjekësore që priten të ndodhin të martën ose të mërkurën e javës që vjen.

Sensi ka qenë një ndër lojtarët më të përfolur në Itali gjatë muajve të fundit. Mesfushori shtatshkurtër ishte një ndër objektivat kryesorë të Milanit që e kërkoi me ngulm edhe një vit më parë, por drejtuesit e “djallit” nuk arritën të gjenin akordin me Sasuolon.

Futbollisti 23-vjeçar do të jetë një përforcim madhor për mesfushën e Interit. Finalizimi i kësaj është një lajm i keq për ata tifozë zikaltër që donin të shihnin me fanellën zikaltër Nikolo Barelën e Kaljarit. Mesa duket 22-vjeçari nga Sardenja do të zgjedhë një destiancion tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *