Interi gjen liderin e ri të sulmit, Marota mbyll marrëveshjen!

Interi po lëviz prej kohësh në merkato dhe te zikaltrit priten përforcime me bujë, duke parë edhe trajnerin e ri, që është një emër si Antonio Konte.

Marrëveshja për lojtarin e parë që do të zyrtarizohet në “San Siro” duket se është arritur dhe ai është Edin Xheko. Boshnjaku pritet që të bashkohet me Interin dhe të marrë çelësat e sulmit zikaltër.

Sipas “Tuttosport”, palët janë shumë pranë finalizimit dhe në transfertë nuk do të përfshihet asnjë lojtar, siç edhe ishte thënë më parë. Drejtuesit e Interit do të paguajnë vetëm para, por shifrat ende nuk bëhen të ditura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *