Interi gabon në Torino

0

Pas “lumit” me gola në portën e Atalantës javën e shkuar, Interi ëndërronte mrekullinë, vendin e tretë, por sot u kthye me këmbë në tokë, sepse u ndal te barazimi 2-2 në Torino.

Motivimi dhe forma favorizonin zikaltrit, por Torino luajti një ndeshje shumë të mirë dhe luftoi deri në fund për fitore.

Një ndeshje e hapur, mes dy skuadrash që sulmuan gjithë kohën dhe harruan fazën mbrojtëse. Kondogbia shënoi për Interin në mesin e pjesës së parë, por Bazeli barazoi menjëherë.

Akua kaloi në avantazh Torinon në pjesën e dytë, por Kandreva riktheu baraspeshën, edhe falë një gabimi të portierit anglez Hart.

Fundi i takimit ishte i çmendur, me dy skuadrat në sulm total dhe me raste të pastra të humbura nga të dyja palët, por vetëm barazim, që nuk kënaqi askënd.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.