Interi gabon dhe i lë terren Juventusit, Martinez i kthen reston portierit Drawogski duke…”i fikur dritat”

Interi ka bërë një hap të gabuar në kampionatin italian, duke barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Fiorentinës. Valero kaloi i pari në avantazh zikaltërit, ndërsa u mendua se për ta marrja e tre pikëve do të ishte shumë e thjeshtë.

Martinez do të shënonte pak minuta para fundit të pjesës së parë, por goli do të anullohej me VAR. Surprizën e hidhur Interi e merr nga Vlahovic, që realizon një gol të bukur duke u future në zonën e miqëve.

Por për t’u përmendur në këtë ndeshje ishte edhe një çështje personale mes sulmuesit Martinez dhe portierit kundërshtar, Drawgovski. Ky i fundit në minutën e 74 pas një dalje të gabuar, e ka tepruar me mbajtjen ndaj sulmuesit të Interit, ndërsa rrëzimi të lë përshtypjen se ishim duke ndjekur “WW”. Nuk kaluan shumë minuta dhe në momentin e parë që Martinezit iu dha, në të 79, e ka larë hakun e tij. Teksa ishte duke vrapuar dhe Drawgoski doli përpara për të kapur topin, këmba e Martinez shkoi në fytyrën e lojtarit.

Fiorentina kërkoi ndëshkimin me të kuq për të, por nuk e mendoi kështu gjyqtari. Gjithsesi Draëgoskit iu deshën dy minuta të merrte veten, pasi nuk ishte i ndërgjegjshëm totalisht dhe nuk ishte në gjendje për të vazhduar takimin, megjithëse pas mjekimeve të marra, qendroi në fushë duke luajtur për 90 minuta. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/YaLautaro/status/1206324648297844736