Interi feston ditëlindjen dhe krenohet me dy arritje historike

0

Sot Interi mbush 109 vjeç, një ditëlindje që klubi e ka festuar pa zhurmë, duke postuar në faqen e vet zyrtare një letër për gjithë tifozët.

“Historia jonë është ndryshe nga të tjerat. Është historia e një klubi me vlera ta thella, që i kanë rrënjët më shumë se një shekull më parë dhe vazhdojnë të na udhëheqin edhe sot. Çdo ditë. Kemi lindur nga vizioni i intelektualëve, studentëve, të huajve dhe artistëve të mbledhur në restorantin Ora në Milano. Kishin një ide moderne për kohën: që Milano meritonte një skenë ndërkombëtare dhe një skuadër ndërkombëtare. Kështu, më 9 mars 1908 lindi F.C. Internacionale Milano. Një skuadër që përqafon diversitetin, ku të gjithë lojtarët bashkohen nga një flamur i vetëm: ai i talentit.

“Në 109 vjet histori Interi është skuadra e vetme italiane që ka fituar Tripletën dhe nuk ka zbritur kurrë nga Seria A. Prej më shumë se një shekulli, vlerat tona – Unitet, Integritet dhe Pasion – udhëheqin çdo veprim tonin dhe na bëjnë të dallohemi në sytë e botës. Prej lindjes sonë kemi hedhur në fushë lojtarë nga më shumë se 47 kombësi të ndryshme dhe kemi bërë të ëndërrojnë tifozë në gjithë botën. Jemi një familje e botës, që fiton e bashkuar.

“Veprojmë me integritet – ndershmëria dhe korrektësia na udhëheqin. Nuk mjafton të fitosh, por mbi të gjitha si fiton.

“Luajmë me pasion – me një ndjenjë të thellë që ushqen shpirtin tonë të pazbutur. Ne jemi vëllezërit e botës, luftojmë me kurajo për atë që besojmë, me kokën lart. Ne jemi zikaltrit”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here