Interi fërkon duart, vlera e dy yjeve i kalon 100 milionë eurot

Një prej gjërave që ka rtënë në sy te Interi i këtij sezoni janë paraqitjet dhe forca e shfaqur nga Shkrinjar dhe De Vrij. Dy shtylla të mbrojtjes, që në krahasim me sezonet e kaluara, e kanë bërë më të lehtë punën e portierit Handanoviç. Një rritje cilësore, por edhe një rritje e dukshme e vlerës së dy lojtarëve, të afruar në radhët e zikaltërve me kosto fare të ulët.

Kjo është një arsye e fortë përse Ausilio, por edhe të gjithë te Interi të fërkojnë duart. Sllovaku dhe holandezi janë cilësuar pasardhësit e denjë të dyshes së formuar nga Luçio dhe Samuel. Ndoshta nevojitet edhe pak kohë për të arritur nivelet e tyre, por fakti është që dyshja e krijuar nga Shkrinjar dhe De Vrij ka rezultuar një kombinim perfekt i karakteristikave teknike dhe fizike, duke bërë që zikaltërit të kenë një garani në repartin difensiv.

Dy mbrojtës shumë të fortë në zonën e tyre, por edhe të frikshëm në sulm, aty ku sezonin e kaluar realizuan në total 11 gola (4 nga sllovaku dhe 7 nga holandezi). Ata mund të rezultojnë një zgjidhje e rëndësishme për Spaletin në fazën sulmuese, nga topat standardë.

Një meritë të madhe për garancinë që japin këta lojtarë e ka Ausilio, që projektoi dhe formoi një prej dysheve më gtë forta në Serinë a italiane, por edhe në të gjithë Europën. Dhe të mendosh që drejtori sportiv i Interit shpenzoi afro 20 milionë euro për t’i afruar në skuadër, ndërsa vlera në treg e Shkrinjar dhe De Vrij aktualisht i kalon 100 milionë eurot. Kjo po që ishte një goditje e jashtëzakonshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *