Interi ëndërron Modriç, rrezikon të humbasë Vidal

Arturo Vidal është një nga synimet e Interit në këtë merkato verore dhe ditët e fundit është folur për një marrëveshje të arritur më lojtarin, por edhe me Bajernin.

Klubi bavarez është gati ta japë në huazim mesfushorin kilian, me çmim të lartë dhe me të drejtë huazimi për Interin, me rreth 18-20 i lions euro.

Gjithçka gati, por Interi ka frenuar. Dalja në skenë e një transferimi të bujshëm të Luka Modriç në Itali ka vënë në mendime drejtuesit zikaltër, që po shohin a mund ta realizojnë këtë lëvizje të bujshme, raporton SportMediaset.

Megjithatë, frenimi i transferimit të Vidalit bën që Barcelona të futet në lojë, raporton Mundo Deportivo. Kalatanasit duan edhe një mesfushor qendror me cilësi e forcë dhe Vidal duket zgjedhja e duhur, ndaj kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *