Interi e mbyll me fitore, ndaj Betisit vendos Ikardi

Skuadra e Spaletit fiton ndaj spanjollëve 1-0 me gol të kapitenit. Interi e mbyll fazën përgatitore pa humbje, 7 fitore dhe një barazim

Interi e ka mbyllur me fitore fazën përgatitore, teksa mbrëmë ka mundur Betisin 1-0 në Leçe falë golit të kapitenit Mauro Ikardi. Në takimin e luajtur në “Via del Mare” trajneri Spaleti i ka dhënë mundësi të debutojë dhe braziliani Henrike Dalbert i ardhur vetëm pak ditë më parë nga Nica. Në fushë është Interi 4-2-3-1, me D’Ambrozion në të djathtë dhe dyshen Skriniar-Miranda në qendër. Në mesfushë Vesino e Borha Valero përpara mbrojtjes, teksa Kandreva, Zhoao Mario e Perisiç në mbështetje të Ikardit.

Ikardi me penallti – OPërballë betisit që vetyëm pak ditë më parë kishte mundur Milanin nuk ka qenë Interi më i bukur i fazës përgatitore. Megjithatë ziklatërit i kanë dhënë tonin ndeshjes, pavarësisht se takimi është kushtëzuar nga shirat. Zikaltërit janë shfaqur mjaft mirë në pjesën e parë dhe në minutën e 28-të kanë kaluar në epërsi falë një 11-metërshi të kthyer në gol nga Ikardi.

Të pamposhtur – Në pjesën e dytë Spaleti i bën vend dhe Ederit në vend të Ikardit dhe italo-braziliani ka treguar se mbetet një nga lojtarët më në formë të zikaltërve. Me kalimin e minutave Spaleti bën shumë ndryshime dhe Betis i afrohet më shumë portës së Handanoviçit. Por gjithsesi në fund fiton Interi 1-0. Dhe trajneri Spaleti mund t’i gëzohet bilancit të fazës përgatitore, në 78 takime, asnjë humbje, 7 fitore dhe një barazim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *