Interi e ka seriozisht, tani ringjall edhe Xhenoan “e vdekur”

0

Për herë të fundit mposhti 7-1 Atalantën në mars dhe dy muaj më pas Interi vazhdon gjumin, vetëm një pikë në derbi e shumë humbje.

Sot e pati radhën humbja 1-0 në Xhenoa, si për ironi të fatit vendosur nga një gol i ish-interistit Goran Pandev.

Mrekulli i Interit, arriti të ringjallë Xhenoan e vdekur, që një javë më parë e bëri të qante trajnerin e vet.

Seriozitet maksimal i Interit, që nuk ka ndërmend t’ia marrë vendin e gjashtë Milanit edhe sikur ta dënojnë me heqje pikësh.

Vendi i gjashtë po i ngec Milanit, sepse edhe Fiorentina barazoi 2-2 në Sasuolo, aq sa duhet për të mos rrezikuar, se vetë Milani nuk bëhet fjalë të fitojë më.

Situatë tragjikomike, që është edhe sinjal për UEFA-n: ndeshjet në fund të korrikut janë të turpshme!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image