Interi e ka seriozisht, ofertë e majme për të ardhmen e Italisë!

Interi ka treguar që për sezonin e ri ka ambicie të mëdha, teksa emërimi i Antonio Kontes në krye të stolit është një tregues i qartë.

Bepe Marota nga ana tjetër ka nisur të mendojë për merkaton dhe një ndër objektivat kryesorë është padyshim Nikolo Barela. Mesfushori kërkohet me ngulm nga zikaltrit, dhe sipas raportimeve nga “Sky Sport”, oferta e Interit për klubin nga Sardenja është 40 milionë euro plus 10 të tjera bonus.

Bonusi do të aktivizohet vetëm në rast se Interi do të triumfonte në Serie A ose në Champions League. Këtu është dhe i vetmi ngërç, pasi Kaljari kërkon në pjatë menjëherë 50 milionë euro. Gjithsesi, avantazhi i Interit është se Barela dëshiron një kalim vetëm tek ata dhe nuk është i interesuar për t’u bashkuar me Milanin, apo me ndonjë klub tjetër jashtë Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *