Interi e ka gjetur “timonierin” e ri, prezantimi javën e ardhshme

0

Në Itali sezoni nuk është mbyllur ende, teksa është për t’u luajtur edhe java e fundit këtë fundjavë. Me mbylljen e kësaj jave do të ketë shumë ndryshime, ku janë të shumta klubet që do të ndërrojnë trajner.

Juventusi, Milani, Roma apo dhe Interi janë ekipet që mund të kenë trajner të ri. Pikërisht këta të fundit kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me Antonio Konten dhe një rikthim i tij në Serie A, duket çdo ditë e më pranë.

Sipas lajmeve të fundit që raportohen nga mediat më të mëdha në Itali, trajneri është shumë pranë nënshkrimit me Interin dhe zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh. Sipas gjasave java e ardhshme do të jetë vendimtare, me Konten që do të prezantohet si trajneri i ri i zikaltërve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.